069 228 2853 / Int.Callers: +355 68 901 9458

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

Produktet Tona

Vaji GJIKONDI është i çertifikuar ‘Produkt Organik’dhe është fitues i shumë çmimeve të para nacionale dhe internacionale. Ky vaj prodhohet nga ullinj shekullorë ‘Kalinjot” të çertifikuar ‘organik’ të cilët rriten në ullishte me sipërfaqe të vogla-mesatare që u përkasin fshatarëve. Ajri i pastër, dielli, klima malore dhe detare janë faktorët kryesorë që ky vaj të jetë i një cilësie nga më të lartat.

Karakteristikat e vajit tonë i cili është i presuar në të ftohtë në temperaturë >27⁰C janë: aroma e fortë e frutit të ullirit, shija pikante, aciditeti i ulët >0.4% në kohën e prodhimit, antioksidantet e larta, viskoziteti dhe ngjyra jeshile në të verdhë. Sa më e fortë të jetë shija pikante dhe djegëse në fyt, dhe patjetër, duke qenë vaj organik, aq më i pasur është ky vaj me antioksidante të shëndetshëm.

Kompania GJIKONDI është e çertifikuar ISO: 9001 (Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë) dhe HACCP (Sistemi parandalues i menaxhimit të sigurisë ushqimore në çdo hap të prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes së një produkti ushqimor). Momentalisht, produkti GJIKONDI shitet jashtë vendit duke përfshirë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore dhe synimi i kompanisë vitet e fundit ka qenë që ta tregtojë atë edhe ne Lindjen e Mesme, Kinë dhe Japoni.

Misioni dhe qëllimi ynë është: T’ju ofrojmë klientëve produktin Shqiptar me një cilësi shumë të lartë dhe më të mirin në treg.

Produkti

Doni te dini me shume?

Ne do të mirëprisnim kërkesat dhe dëshirat tuaja, dhe jemi të gatshëm t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja në çdo kohë.

Na Kontaktoni

Cmimet