Al. Callers: 069 228 2853 / Int.Callers: +1 416 569 4574

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

Produktet Tona

Vaji Ekstra i Virgjër GJIKONDI është i çertifikuar ‘Produkt Organik’dhe është fitues i shumë çmimeve të para nacionale dhe internacionale. Ky vaj prodhohet nga ullinj shekullorë ‘Kalinjot” të çertifikuar ‘organik’ të cilët rriten në ullishte me sipërfaqe të vogla-mesatare që u përkasin fshatarëve. Ajri i pastër, dielli, klima malore dhe detare janë faktorët kryesorë që ky vaj të jetë i një cilësie nga më të lartat.

Karakteristikat e vajit tonë i cili është i presuar në të ftohtë në temperaturë >27⁰C janë: aroma e fortë e frutit të ullirit, shija pikante, aciditeti i ulët >0.4% në kohën e prodhimit, antioksidantet e larta, viskoziteti dhe ngjyra jeshile në të verdhë. Sa më e fortë të jetë shija pikante dhe djegëse në fyt, dhe patjetër, duke qenë vaj organik, aq më i pasur është ky vaj me antioksidante të shëndetshëm.

Kompania GJIKONDI është e çertifikuar HACCP (Sistemi parandalues i menaxhimit të sigurisë ushqimore në çdo hap të prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes së një produkti ushqimor).

Momentalisht, produkti GJIKONDI shitet jashtë vendit duke përfshirë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore dhe synimi i kompanisë vitet e fundit ka qenë që ta tregtojë atë edhe ne Lindjen e Mesme, Kinë dhe Japoni.

Misioni dhe qëllimi ynë është: T’ju ofrojmë klientëve produktin Shqiptar me një cilësi shumë të lartë dhe më të mirin në treg.



Produkti

Çmime dhe çertifikata

  • Vaj Ulliri Extra i Virgjër Shqiptar 2011, Çmimi i Parë
    Konkursi i 7-të Kombëtar i Vajit të Ullirit
    Tiranë, Shqipëri 2011
  • Çmimi BIOL 2011
    Organizimi i Gjashtëmbëdhjetë i Çmimit Ndërkombëtar "BIOL"
    Itali, Prill 2011
  • BIOL Kualitet i Lartë
    Organizimi i Pesëmbëdhjetë i Çmimit Ndërkombëtar "BIOL"
    Bari, Itali, 23-30 Prill, 2010
  • Medalje e Artë
    Kongresi i Katërt Ndëkombëtar i Vajit të Ullirit "Olive Split" 2008
    23 Shkurt, 2008, Split, Kroaci
  • Vaj Ulliri i Virgjër Shqiptar 2008, Çmimi i Parë
    Konkursi i 4-rt Kombëtar i Vajit të Ullirit 2008
    Tiranë, Shqipëri 2008
  • Vaj Ulliri i Virgjër Shqiptar 2007, Çmimi i Parë
    Konkursi Kombëtar për Vajin e Ullirit 2007
    Tiranë, Shqipëri 2007
  • Vaji më i Mirë Extra i Virgjër 2006, Çmimi i Parë
    Konkursi Kombëtar per Vajin e Ullirit 2006
    Tiranë, Shqipëri 2006
  • Sistemi parandalues i menaxhimit të sigurisë ushqimore
    në çdo hap të prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes
    së një produkti ushqimor

Doni te dini me shume?

Ne do të mirëprisnim kërkesat dhe dëshirat tuaja, dhe jemi të gatshëm t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja në çdo kohë.

Na Kontaktoni