Al. Callers: +355 (0)69-228 2853 and +355 (0) 464 9700
Vaji Ekstra i Virgjër GJIKONDI është i çertifikuar ‘Produkt Organik’dhe është fitues i shumë çmimeve të para nacionale dhe internacionale. Ky vaj prodhohet nga ullinj shekullorë ‘Kalinjot” të çertifikuar ‘organik’ të cilët rriten në ullishte me sipërfaqe të vogla-mesatare që u përkasin fshatarëve. Ajri i pastër, dielli, klima malore dhe detare janë faktorët kryesorë që ky vaj të jetë i një cilësie nga më të lartat. Karakteristikat e vajit tonë i cili është i presuar në të ftohtë në temperaturë >27⁰C janë: aroma e fortë e frutit të ullirit, shija pikante, aciditeti i ulët >0.4% në kohën e prodhimit, antioksidantet e larta, viskoziteti dhe ngjyra jeshile në të verdhë. Sa më e fortë të jetë shija pikante dhe djegëse në fyt, dhe patjetër, duke qenë vaj organik, aq më i pasur është ky vaj me antioksidante të shëndetshëm. Kompania GJIKONDI është e çertifikuar HACCP (Sistemi parandalues i menaxhimit të sigurisë ushqimore në çdo hap të prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes së një produkti ushqimor). Momentalisht, produkti GJIKONDI shitet jashtë vendit duke përfshirë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore dhe synimi i kompanisë vitet e fundit ka qenë që ta tregtojë atë edhe ne Lindjen e Mesme, Kinë dhe Japoni. Misioni dhe qëllimi ynë është: T’ju ofrojmë klientëve produktin Shqiptar me një cilësi shumë të lartë dhe më të mirin në treg. Produkti
Cilësia më e lartë e Vajit Organik të Ullirit Extra të Virgjër nga ulliri”Kalinjot” Aciditeti:<0.4% dhe Peroxidet:<10mg Shishe: Dorika (jeshile antike) 500ml & 750ml
Nga ulliri “Kalinjot” dhe përdoret në të gjitha llojet e gatimeve; ka një shije delicate. Nuk ka aciditet, Kolesterol; Burim i mirë i Yndyrnave të Pangopura Omega 3/6 Shishe: Kuadra transparente 1000ml
Cilësia më e mirë e Vajit Organik të Ullirit Extra të Virgjër nga ulliri “Kalinjot” Aciditeti:<0.5% dhe Peroxidet:<12mg Shishe: Maraska (jeshile antike) 1000ml, 750ml & 500ml
Vaj Ulliri Extra i Virgjër Shqiptar 2011, Çmimi i Parë
Konkursi i 7-të Kombëtar i Vajit të Ullirit
Tiranë, Shqipëri 2011
Çmimi BIOL 2011
Organizimi i Gjashtëmbëdhjetë i Çmimit Ndërkombëtar "BIOL"
Itali, Prill 2011
BIOL Kualitet i Lartë
Organizimi i Pesëmbëdhjetë i Çmimit Ndërkombëtar "BIOL"
Bari, Itali, 23-30 Prill, 2010
Medalje e Artë
Kongresi i Katërt Ndëkombëtar i Vajit të Ullirit "Olive Split" 2008
23 Shkurt, 2008, Split, Kroaci
Vaj Ulliri i Virgjër Shqiptar 2008, Çmimi i Parë
Konkursi i 4-rt Kombëtar i Vajit të Ullirit 2008
Tiranë, Shqipëri 2008
Vaj Ulliri i Virgjër Shqiptar 2007, Çmimi i Parë
Konkursi Kombëtar për Vajin e Ullirit 2007
Tiranë, Shqipëri 2007
Vaji më i Mirë Extra i Virgjër 2006, Çmimi i Parë
Konkursi Kombëtar per Vajin e Ullirit 2006
Tiranë, Shqipëri 2006
Sistemi parandalues i menaxhimit të sigurisë ushqimore
në çdo hap të prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes
së një produkti ushqimor
Ne do të mirëprisnim kërkesat dhe dëshirat tuaja, dhe jemi të gatshëm t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja në çdo kohë.