Al. Callers: +355 (0)69-228 2853 and +355 (0) 464 9700

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

Tradita Familjare

tradita

Tradita Familjare

Kompania GJIKONDI është një biznes i familjes me një eksperiencë pothuajse 50-vjeçare e cila lokalizohet në fshatin Qeparo, përgjatë Bregdetit Jon dhe Rivierës Shqiptare. Kjo kompani u ka shërbyer klientëve qysh në vitin 1990 me një linjë të prodhimit/ambalazhimit të teknologjisë modern të fundit.

Familja GJIKONDI, është një familje me traditë dhe eksperiencë të hershme në kulturën e ullirit e cila shkrihet me traditat e lashta të zhvillimit masiv të kulturës së ullirit dhe produktit të vajit cilësor të kësaj zone. Pronari dhe presidenti i kësaj fabrike, Anastas Gjikondi, dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, punojnë me kujdesin dhe përkushtimin më të madh, që klientët të marrin vazhdimisht produktin me cilësinë më të lartë.

Nëse juve doni të përpunoni ullinjtë tuaj ose bleni vaj, pavarësisht nga sasia e madhe apo e vogël, ne punojmë përkrah juve t’ju sigurojmë një produkt që permbush/tejkalon kërkesat tuaja.

Misioni dhe qëllimi ynë është: T’ju ofrojmë klientëve produktin Shqiptar me një cilësi shumë të lartë dhe më të mirin në treg.