Al. Callers: 069 228 2853 / Int.Callers: +1 416 569 4574

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

Vlerat Shëndetësore

01

A e dini ju që vaji i ullirit është konsideruar “vaj i bukurisë” dhe mbrojtësi numër një i stomakut nga ulcera dhe gastriti, nëse pihet para se të hash gjellën ????

Fakt:
Vaji i ullirit është një shërues universal, vaji më i përkryer për të gjitha moshat. Asnjë ushqim tjetër nuk përmban kaq karakteristika parandaluese dhe shëruese.

  Proteinat: 1gr jep 4 kalori
  Karbohidrated: 1gr jep 9 kalori
  Yndyrnat: 1gr jep 4 kalori

Konsumi i këtij vaji siguron mbrojtje nga sëmundjet e poshtë përmendura:

Kolesteroli i keq: zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit kolesterolin e mirë (HDL), duke penguar bllokimin e arterieve dhe atakun kardiak.
Tumorët: ndihmon në parandalimin e kancerit te gjirit,lëkurës dhe të zorrës së trashë.
Tensioni: përmirëson qarkullimin dhe tensionin e gjakut duke zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Sistemi Tretës: ka efekt pozitiv ndaj ulcerave dhe gastriteve tek të rriturit dhe tek fëmijët. Eshtë i efektshëm në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar, gjithashtu ul rastet e gurit të tëmthit dhe ndihmon në funksionimin e mirë të mëlcisë.
Lëkura: furnizon organizmin me sasi të lartë të vitaminës E, e cila ka vetinë zbutëse të lëkurës, zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të saj, dhe kurojë djegiet si ato të krijuara nga dielli dhe ato nga zjarri.
Të tjera: ngadalëson procesin e plakjes së qelizave duke ulur rrezikshmërine e prekjes nga sëmundje si: arterioskleroza, parkinsoni, enët e gjakut dhe diabetit. Ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të mirë të metabolizmit të njeriut. Përmirëson rritjen, zhvillimin e trurit dhe sistemin nervor, dhe ndihmon në rritjen normale të trupit dhe forcimin e kockave.

Vaji i ullirit është i pasur në vitamina të tilla si A, B-1, B-2, C, D, E, K dhe hekur dhe ka një përdorim të gjerë në produkte organike të kozmetikës duke përfshirë ato të fytyrës, flokut dhe trupit për të gjitha moshat.

I përdorur me uthull, vaji i ullirit është kondicioneri më i mirë i flokëve.