Al. Callers: 069 228 2853 / Int.Callers: +1 416 569 4574

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

Produkti


Ullinjtë e papërpunuar për prodhimin e vajit të ullirit vijnë nga pronarët e tokave të fshatit Qeparo dhe fshatrave përreth. Kujdesja e ullinjve përfshin rritje në mënyrë natyrale pa përdorur plehra kimike/pesticide; duke e krasitur, punuar, ujitur dhe mbledhur pa e dëmtuar pemën dhe kokrrën.

Kur ullinjtë vilen ato sillen në fabrikën tonë në dy mënyra: nga fermerët për nevojat e tyre dhe nga vetë firma për prodhim për treg brënda dhe jashtë vendit. Në të dy rastet ulliri përpunohet brenda 5-6 orëve duke rezultuar në një vaj me kualitet të lartë. Vaji mbahet i depozituar në rezervuarë inoksi ushqimor dhe kjo bën të mundur eleminimin e ekspozimit ndaj temperaturave të larta, dhe dritës dhe ajrit që të ruajë gjendjen e tij natyrale ashtu siç del nga prodhimi.

NE E PRODHOJME ! NE E MAGAZINOJME ! NE E AMBALAZHOJME !

I vjelur nga pemët organike të ullirit, ne e prodhojmë, e depozitojmë dhe ambalazhojmë vajin në fabrikën tonë të çertifikuar ISO 9001 në kushtet e duhura higjeno-sanitare të HACCP-it. Gjithashtu, mund ta etiketojmë/ambalazhojmë & paketojmë vajin sipas kërkesave tuaja specifike. Ambalazhimi bëhet në shishe qelqi, teneqe dhe enë plastike të quajtuara ‘pagura’ në gjuhën e popullit.

Vaj Ulliri GJIKONDI i Virgjër Extra është i prodhuar me metodën e presimit në temperaturë të ulët
(T<27°C), sipas një teknologjie shumë moderne të PIERALIS-it.

Na kontaktoni sot për më shumë informacione.