Al. Callers: 069 228 2853 / Int.Callers: +1 416 569 4574

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

Llojet e vajit GJIKONDI

01

Pema e lashtë e ullirit “Kalinjot’ e njohur si “Mbretëresha e Ullinjve” në vendin tonë, e merr këtë emër të veçantë, për shijen e mrekullueshme që i jep vajit të saj, aromën e fortë të frutit, dhe shijen pikante, paksa të hidhur dhe me pak djegie në fyt në fillim kur e shijon e cila vjen duke u zbutur/ëmbëlsuar pak çaste më vonë. Në përgjithësi, shija ngelet e kënaqshme dhe e balancuar. Ngjyra e vajit të këtij ulliri është jeshile në të verdhë.

Ullinjtë Kalinjot që ne përpunojmë vijnë nga fshati ynë i Qeparoit dhe fshatrat përreth; këto ullinj janë organikë dhe vaji ynë është i çertifikuar organik gjithashtu, sepse fshatarët nuk përdorin pesticide duke bërë të mundur që këta ullinj të rriten në mënyrë krejtësisht natyrale.

Këta ullinj që ne përdorim për të prodhuar vajin tonë, janë të vjelur me dorë dhe sipas kritereve dhe standarteve të vjeljes dhe gjatë sezonit , nga mesi i Tetorit deri nga fundi i Nëntorit. Ata më vonë ‘presohen në të ftohtë’ në linjën tonë moderne në temperaturë të ulët (T<27⁰C), si rezultat i së cilës, ne kemi marrë vetëm 50% të vajit të ullirit i cili mund të prodhohet nga këto pemë ulliri. Kjo metodë tregon se nuk përdoren ngrohje apo përbërës kimikë për nxjerrjen e këtij vaji nga ullinjtë, metoda të cilat mund të ndryshojnë dhe shkatërrojnë shijen dhe aromën e vajit të ullirit dhe ruajnë gjithashtu vlerat e plota ushqyese; vitaminat, polyphenols dhe antioxidantet e tjera, si dhe dhënien e një shije të mrekullueshme. Maksimumi i aciditetit të Vajit tonë Organik Extra të Virgjër nuk kalon 5% dhe ai i peroksideve <12mg. Vaji ynë Premium Organic Extra Virgin Olive Oil dhe Extra Virgin Olive Oil ndryshojnë nga njëri-tjetri vetëm nga % e aciditetit dhe peroxidet. Të gjitha karakteristikat e tjera si shija, ngjyra, aroma dhe viskoziteti qëndrojnë po të njejtat. Metoda e vjeljes së ullinjve dhe ajo e prodhimit, qëndrojnë të njëjta gjithashtu.

 

01 Gjikondi Premium Organic Extra Virgin Olive Oil

Maksimumi i aciditetit në momentin e paketimit është <0.4% dhe niveli i Peroksideve<10mg

03 Gjikondi Organic Extra Virgin Olive Oil

Maksimumi i aciditetit në momentin e paketimit është <0.5% dhe niveli i Peroksideve <12mg

02 Olive Pomace Oil me Organic Extra Virgin Olive Oil

0 Yndyrna të Pashëndetshme, 0 Kolesterol, 0 Aciditet

Burim i Yndyrnave Thelbësore Omega 3/6 dhe gjithashtu nivel i ulët i Yndyrnave të Pangopura. Përdorim ideal për çdo lloj gatimi, skuqje, ëmbëlsira, sallatave dhe pjekjes.