Al. Callers: +355 (0)69-228 2853 and +355 (0) 464 9700

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

GJIKONDI Sot

Procesi i prodhimit, makineritë dhe teknikat:

Kompania GJIKONDI sot punon me një linjë prodhuese Moderne-Pieralisi, dhe ka një kapacitet përpunimi prej 18-20 kv ullinj të freskët në orë, e cila përmbush gjithë nevojat e fshatarëve të zones. Fabrika ndodhet në fshatin Qeparo, përgjatë bregdetit Jon dhe në ‘zemër’ të Rivierës Shqiptare; një zonë me një traditë të hershme qindra vjeçare në kultivimin e ullirit dhe prodhimit të vajit të tij. Kjo fabrikë me një sipërfaqe 1500 metër katror, ofron një cikël teknologjik të mbyllur –nga grumbullimi, larja dhe përpunimi i ullinjve të vjelur me dorë te prodhimi, magazinimi dhe ambalazhimi i vajit të freskët dhe me shije të mrekullueshëm -GJIKONDI.

Linja që përdoret që ky vaj të ruajë shijen maksimale dhe vlerat ushqimore të tij, përdor nje” oxygen-free malaxer’ që e izolon pastën e ullirit të përpunuar ndaj ekspozimit të ajrit përgjatë procesit të përpunimit. Eliminimi i kontaktit të pastës së ullirit me oksigjenin a ajrit, bën të mundur krijimin e vajit ‘premium’ dhe më të freskët ‘extra të virgjër’, i cili është gati gati për paketim dhe ambalazhim.

Përveç makinerisë moderne të prodhimit 300-350 m katror, kompania gjithashtu ka edhe tankerat e ruajtjes së vajit të ullirit me aftesi depozitimi 100 tonë, që janë prej materiali të paoksidueshëm inoks ushqimor. Mbas depositimit, vaji kalon në linjën mbushëse duke iu nënështruar më parë një analize që kryhet në një minilaborator.

Në raste emergjence për shkak të shkëputjes së elektricitetit, ruhet i pandërprerë procesi i përpunimit me anë të një motori elektrik.

E gjithë makineria dhe ambienti prodhues u përmirësua në vitin 2007 dhe më vonë në vitin 2014, kur u instalua një linjë më e fuqishme prodhimi.